Pas Sibelit vjen Besiani: Emërohet zëdhënësi i ri politik i LDK-së - NACIONALE

Pas Sibelit vjen Besiani: Emërohet zëdhënësi i ri politik i LDK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besian Mustafa është emëruar zëdhënës i ri politik i Lidhjes Demokratike (LDK).

Ai do ta zëvendësojë në këtë pozitë Sibel Halimi.

Emërimi i Mustafës u bë pasi Halimi mori përgjegjësi edhe si drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Halimi në funksionin e saj si zëdhënëse politike e LDK-së u shqua sipas pikëvështrimit të redaksisë sonë për qasjen e hapur dhe të njerëzishme.

Ky do të duhej të ishte një tipar qendror edhe i zëdhënësve tjerë politikë të partive tona, por ja që realiteti është ndryshe.

Mustafa raportohet se u emërua njëzëri në këtë pozitë dhe shpresojmë se do të ketë po ashtu qasje të hapur si paraardhësja e tij.

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet z. Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë.” – thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme