Pas sanksioneve, qeveria sulmon opozitën: I keni bllokuar 150 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare
Sanksionet e para të BE-së ndaj Kosovës tashmë kanë hyrë në fuqi.
Deri më tash, pak reagime ka pasur nga pushteti. Megjithatë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka drejtuar disa akuza për opozitën.
Ai ka thënë se partitë në opozitë po i mbajnë të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare, në vlerë afro 150 milionë euro.
Postimi i Muratit:
Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së.
Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme.
Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita:
- 25 milionë euro marrëveshja me KfË për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike;
- 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH.
- 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare.