Pas raportimit të Nacionales, njëri deputet ‘voton’ për Dejona Mihalin për komisionere të FSK-së
Gazeta Nacionale javën e kaluar publikoi disa mesazhe nga Kuvendi i Kosovës.
Aty deputeti Enver Dugolli konfirmon se ministri Maqedonci dhe Dejona Mihali kanë dhënë direktiva se për kënd të votojnë.
E si pasojë, pas raportimit të Nacionales, një deputet në fletëvotim ka votuar për “Dejona Mihalin”.
Kjo e ka nervozuar kryesusen e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka kërkuar nga deputeti Mustafa vetëm të tregojë se cili fletëvotim është i pavlefshëm.