Pas raportimit të Nacionales, LDK-ja kërkon hetim parlamentar për rezervat shtetërore - NACIONALE

Pas raportimit të Nacionales, LDK-ja kërkon hetim parlamentar për rezervat shtetërore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkoi formimin e një komisioni parlamentar hetimor për kontratat që Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka bërë për rezervat shtetërore.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në një konferencë për media tha se në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit do të kërkojnë formimin e këtij komisioni.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë të vërtetën. E vërteta është zgjidhja e duhur. Keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale aktuale me rezervat shtetërore kërkojnë qasje hetimore, serioze dhe përmbajtjesore”, tha Gashi më 9 gusht.

Sipas tij, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit, është e domosdoshme të bëhen edhe hetime parlamentare për të parë, siç tha Gashi, "se a janë respektuar ligjet dhe procedurat për rezervat shtetërore".

Kërkesa për hetim parlamentar nga LDK-ja vjen pas publikimit të disa audioincizimeve nga Nacionale, ku flitet për keqpërdorime të kontratave për blerjen e rezervave shtetërore nga MINT-i.

Nacionale ka raportuar për importimit të grurit me çmim më të shtrenjtë nga një kompani ndërtimi në Turqi.

Gjithashtu, Nacionale ka publikuar incizime që dëshmojnë se vaji i dedikuar për rezerva shtetërore nuk ka ardhur.

Lajme të ngjashme