Pas raportimit të Nacionales, Komuna e Vitisë fillon largimin e dokumenteve nga ish-zyra e kadastrit - NACIONALE

Pas raportimit të Nacionales, Komuna e Vitisë fillon largimin e dokumenteve nga ish-zyra e kadastrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të gazetës Nacionale, komuna e Vitisë ka filluar largimin e dokumenteve nga ish-zyra e kadastrit.

Pamjet që ka siguruar gazeta tregojnë sa ka filluar ngarkimi i atyre dokumenteve për t`i vendosur diku tjetër.

Një ditë më parë, gazetarja e Nacionale Leonora Kolukaj ka raportuar se vendi ku janë mbajtur shumë dokumente zyrtare ka qenë i pambrojtur.

Pamjet që kishte sjell kronika zyra ngjasonte në depo mbeturinash.

Në kushte të pambrojtura aty mbaheshin shumë dokumente të vulosura, fleta poseduese të pronave, kopje të planeve etj.

Lajme të ngjashme