Pas protestës simbolike, pensionistët futen në Kuvend
Pensionistët e Kosovës sot kanë organizuar një protestë simbolike për të kërkuar heqjen e obligimit ligjor për t’u paralajmëruar çdo gjashtë muaj.
E disa prej pensionistëve, tashmë kanë hyrë në Kuvend, ku po përcjellin seancën e parë për sesionin e vjeshtës.
Aty bashkë me ta është edhe analisti Xhevdet Pozhari, i cili ishte nismëtari i kampanjës “Dinjitet për pensionistët”.
Ismet Zeqiri, kryetar i Organizatës së Pensionistëve të Kosovës dhe Invalidëve të Punës në Shtime, thotë se këtë enjtje zgjodhi të protestojë pasi që e ndjeu se askush nuk po interesohet për të e bashkëmoshatarët e tij.
“Edhe pse jemi në moshë, e të sëmurë, e të lodhur, por e pamë që askush nuk po interesohet, e falë këtij zotëriut këtu, gazetarit Pozhari, që e ka organizu këtë tubim, jemi ardhur me protestu këtu.”, i tha Zeqiri gazetës Nacionale.
