Pas Prishtinës edhe Gjilani synon shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit: Seanca mbahet të premten - NACIONALE

Pas Prishtinës edhe Gjilani synon shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit: Seanca mbahet të premten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të premten do të mbahen të seanca të jashtëzakonshme. Seanca e cila do të mbahet nga ora 11:00, në rend të ditës e ka pikërisht shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Arianit Sadiku i cili vjen nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kuvendi Komunal mban të premten dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban të premten (30.06.2023) dy seanca të jashtëzakonshme.

Seanca e parë mbahet nga ora 10:00 dhe në rend dite është: Miratimi i KAB 2024-2026,

Seanca e dytë mbahet nga ora 11:00 dhe në rend dite është: Shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit.”

Sot u shkarkuar edhe kryesuesi i Komiunës së Prishtinës z. Fehmi Kupina.

Ndryshe, Nacionale kishte raportuar se opozita në Gjilan i kishte mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryesuesit Sadiku.

Kujtojmë se atje para pak kohësh është ndërprerë edhe koalicioni LVV-PDK.

Lajme të ngjashme