Pas pauzës së dytë, raportohet se ka rifilluar takimi në Ohër - NACIONALE

Pas pauzës së dytë, raportohet se ka rifilluar takimi në Ohër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka rifilluar takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton REL.

Kujtojmë se tashmë kanë kaluar më shumë se dhjetë orë që nga fillimi i takimit, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me bisedimet që po zhvillohen.

Takimi në Ohër, është duke u realizuar me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë dhe në agjendë ka planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, Kosovë-Serbi.

Lajme të ngjashme