Pas ofendimeve ndaj Musliut, këngëtari Rusta bëhet i popullarizuar në Facebook
Ardijan Rusta mund të mos ketë qenë emër shumë i njohur për publikun e ri. Megjithatë, nga sot ai me shumë gjasë do të mbetet në kujtesën e njerëzve. Por, jo për muzikën e tij, sa për një qëndrim skandaloz karshi votuesve të Ganimete Musliut, deputete e PDK-së, të cilët i cilësoi si “kafshë”.
Pas raportimit të Nacionales, Rusta tashmë është bërë shumë i kërkuar në Facebook. Aq sa në pjesën e “kërkimit” (search), emri i rustes del të jetë aktualisht i popullarizuar.
Ndryshe, reagimet kundër gjuhës raciste të Rustës po vazhojnë ende.

