Parafushata: Pas Norvegjisë, Kurti nesër në Gjermani për t’u takuar me diasporën
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dje ishte në një vizitë në Norvegji, ku takoi diasproën shqiptare.
VV-ja ka treguar se nësër do të shkojë në Gjermani për t’u takuar me diasporën shqiptare.
Sërish bashkë me të është Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“NESËR, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani.
Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!
Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë” – ka informuar VV-ja.