Pas një analize të thuktë, moderatori Panduri sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës - NACIONALE

Pas një analize të thuktë, moderatori Panduri sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Ermal Panduri ka kundërshtuar formimin e asociacionit.

Panduri në Facebook ka shkruar se nëse Kosovaish shku vetëm dy ditë në Bosnje, atëherë e kish kuptuar pse nuk bon me bo asociacionin.

“E kisha marr krejt Kosovën, e kisha qu ne Bosnje veç dy dite për me e kuptu pse NUK BON me bo asociacionin. Kurrfarë asociacioni” ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill në një intervistë për N1, u kërkoi serbëve të kthehen në institucione, ndërsa përsëriti kërkesën që Kosova ta themelojë Asociacionin.

Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale. Veç kësaj ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet. Andaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke ftuar përfaqësuesit serbë që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’u kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale", tha ai

Kërkesën e përsëriti edhe Bashkimi Evropian në reagimin për situatën në veri, ku kryediplomati, Josep Borell, kërkoi që të nisin menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit.

Në të njëjtën kohë, BE-ja përsëri u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga Palët në kuadër të Dialogut. BE-ja gjithashtu i bën thirrje Kosovës që të fillojë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni/Bashkësia duhet të krijohet. Prandaj, themelimi i saj është obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha ai.

Lajme të ngjashme