Pas Kurtit, Escobar dhe Lajçak takohen me liderët e partive opozitare
Emisari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë në Kosovë.
Pas takimit me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti, po raportohet se Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me liderët e opozitës.
Siç raporton Ekonomia Online, në takim janë kryetari i PDK-së, LDK-së dhe ai i AAK-së.
Ky takim vjen një ditë pasi liderët e opozitës kishin pasur një darkë pune me Escobarin në rezidencën e ambasadorit amerikan.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ironizuar me këtë darkë, pas mbledhjes së qeverisë.
“Escobarin e ka marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli”, deklaroi Escobar.