Pas kritikave, Presidentja Osmani viziton Komunën e Klinës - NACIONALE

Pas kritikave, Presidentja Osmani viziton Komunën e Klinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Klinën, pas situatës së kritjuar nga vërshimet.

Një ditë pas vërshimëve në disa zona të Kosovës, shfaqet presidentja Osmani, duke vizituar njërën nga komunat e prekura, Klinën.

Pas takimit me zyrtarët komunalë nuk ka pasur ndonjë deklaratë për media, ka raportuar Kallxo.com.

Ndërkohë, ju kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur kritika ndaj presidentes Osmani, për mos reagim e vizitë në vendet e prekura nga vërshimet.

Ishtë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i kërkoi Osmanit që së paku ta fliste një fjalë për zonat e përmbytura.

Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme