Pas Konjufcës, edhe Sveçla i quan dëshmorë Balajn e Xheladinin: Ranë për vetëvendosje
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përme snjë postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar Arben Xheladinit e Mon Balajt, në 16 vjetorin e vrasjës së tyre.
Sveçla, ka deklaruar se edhe sot pas 16 viteve ende nuk ka ardhur drejtësia.
‘’Drejtësia nuk ka ndodhur akoma por krimi nuk vjetërohet kurrë. Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë,’’- ka deklaruar ai në Facebook.
Ai deklaroj së protestës së 10 shkurtit ku u vranë dy aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje i printe Adem Demaci.
"Protestës i printe e masës ju drejtua atë ditë edhe veprimtari i pashoq i çështjes kombëtare shqiptare Adem Demaçi, ndërsa përreth tij ishin mijëra qytetarë e aktivistë, djem e vajza të ndershëm, të guximshëm e me vetëdije të lartë mbi rrezikun që i kanosej vendit tonë nga decentralizimi etnik.’’- tha Sveçla.