Pas incizimeve të Nacionales, reagon Besian Mustafa: Kush vjedh bukë është fundrrinë
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas publikimit të incizimeve nga gazeta Nacionale për aferën Gruri.
Mustafa ka thënë se kush vjedh bukë është fundrrinë. Sipas tij, duke u thirrur në sekrete shtetërore, i kanë vjedhur rezervat.
Postimi:
Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur në grurë, vaj e sheqer të rezervave shtetërore nga vet shteti.
Duke u thirrë në “sekret shtetëror” i kanë vjedhë rezervat e shtetit natën tinëzisht e i kanë trashë xhepat e vet.
Kush vjedh është kriminel.
Kush vjedh shtetin është superkriminel.
Kush vjedh bukë është fundrrinë.