Pas dhunës, deputetët e VV-së kthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës - NACIONALE

Pas dhunës, deputetët e VV-së kthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani që po raporton direkt nga Kuvendi i Kosovës, ka bërë me dije që deputetët e Vetëvendosjes, janë parë duke u futur në sallën e Kuvendit.

Në pamjet e dërguar, shihen disa nga deputetë e VV-së, duke shkuar drejtë sallës.

Ndërkohë, për shkak të rrahjes mes ministrave të Qeverisë Kurti me deputetët e PDK-së, kryeparlametari Glauk Konjufca e çoi Kuvendin në pauzë dyorëshe.

Po ashtu edhe deputetët e PDK-së janë parë në sallë, ndërsa deputetët e partive opozitare tjera ende nuk janë parë në hapësirat e Kuvendit.

Deri më tani nuk dihet nëse do të ketë vazhdim të seancës për shkak të dhunës.

PAMJE:

Lajme të ngjashme