Pas Blinkenit, Vuçiqi takohet edhe me Borrellin, e përmendin takimin me Kurtin më 27 shkurt
Pas takimit me sekretarin amerikan, Anthony Blinken, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, e ka takuar edhe Josep Borrellin, kryediplomatin e Bashkimit Evropian. Ky i fundit, përmes një cicërime në Twitter, ka shkruar rreth takimit.
Në njoftimin e tij, tregohet se është folu për nevojën e avancimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Tutje, në këtë njoftim, është përmendur edhe takimi me 27 shkurt.
“U takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Konferencën e Sigurisë së Mynihit, për të diskutuar, përpara takimit të dialogut në nivelin e lartë, që do ta mbajë më 27 shkurt, nevojën për të avancuar në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Të dyjat janë të rëndësishme për rrugën e Serbisë drejt BE-së.” – shkroi Borrell.
Met with @predsednikrs at #MSC23 to discuss, ahead of the High Level Dialogue Meeting I am convening on 27 February, the need to advance on the EU Proposal on normalisation of relations with Kosovo and the importance of CFSP alignment.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 18, 2023
Both are key for Serbia’s EU path. pic.twitter.com/hXEMUYFIGw
