Pas Abdixhikut, në orën 12:00 presidentja takon edhe Haradinajn - NACIONALE

Pas Abdixhikut, në orën 12:00 presidentja takon edhe Haradinajn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me presidenten e vendit, Vjosa Osmani pritet të fillojë në orën 12:00.

Kështu ka mësuar Nacionale nga burime brenda presidencës.

Ndërkohë, më herët Nacionale mësoi se edhe Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhet tash e më shumë se dy orë në një takim me Osmanin.

Por, kemi mësuar se i pranishëm aty është edhe shefi i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Petrit Ajeti.

Besohet që tema e këtij takimi është terrorizmi që ndodhi të dielen në Banjskë të Zveçanit, e ku mbeti i vrarë një polic i Republikës së Kosovës (i shpallur tashmë hero) dhe tre terroristë serbë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u kuptua që nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist. Ai shihej në disa pamje të publikuara edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla.

Në anën tjetër, Serbia ka shpallur ditë zie dje për terroristët e vrarë. Ky veprim është cilësuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si luftënxitës.

Deri tash, nuk dihet nëse ndonjë president në të kaluarën ka ftuar në të njëjtën kohë edhe krerët e partive opozitare por edhe shefat e AKI-së.

Lajme të ngjashme