Parulla që turpëroi dy kryeministrat: Populli bashkë, Rama e Kurti të ndarë - NACIONALE

Parulla që turpëroi dy kryeministrat: Populli bashkë, Rama e Kurti të ndarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportet Kosovë – Shqipëri janë në ditët më të këqija. Ky është konstatim i shumicës së shqiptarëve. Për këtë nivel të ulet të raporteve në mes të dy vendeve po fajësohen kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ndarjen e thellë në mes të Albin Kurtit dhe Edi Ramës e ka konfirmuar edhe ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri – Çeki, të cilën nuk e shikuan së bashku.

Ndonëse një transparent i tifozëve shkruante: “Mallkue qoftë kush s`na do bashkë”, kryeministrat e të dy vendeve në mënyrë të ndarë e shikonin lojën.

Ata ishin vendosur në ulëset “VIP” të stadiumit “Air Albania”, por jo afër njeri-tjetrit.

Shefi i ekzekutivit shqiptar ishte ulur bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka.
Ndërsa, në një tribun më lartë qëndronte kryeministri kosovar, i cili shoqërohej nga Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo distancë e dy kryeministrave ka nxitur reagime të shumta tek shqiptarët.

Gazetarë, qytetarë e njohës të rrethanave politike në të dy vendet kanë kritikuar sjelljet e dy kryeministrave.

Raportet Kosovë – Shqipëri në nivelin më të ulët

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka përqeshur ndarjen e Kurtit dhe Ramës në ndeshjen e djeshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kombi shqiptar kurrë nuk ka parë liderë më qesharak.

Kombi ynë shqiptar ka parë lloj lloj liderësh që kanë kujtuar se janë të mëdhenj, ama nuk kanë lënë asnjë shenjë në historinë e kombit. Dhe kombi i ka harruar. Liderët që nuk e kuptojnë që janë shërbëtorë, sillen si uzurpatorë. Edhe duken kështu qesharakë”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Autori i emisionit “Opinion” ka thënë se për shkak të tyre raportet e Kosovës dhe Shqipërisë janë në ditët më të këqija.

Sipas tij, raportet në këtë pikë i ka sjell kokëfortësia e dy kryeministrave.

Raportet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit s’më interesojnë fare. Puthen a shahen është problem i tyre. Çështja është se raportet mes Shqipërisë e Kosovës, në nivelin më të lartë të ekzekutivit, janë në ditët më të këqija që unë mbaj mend në karrierën time. Kurrë s’kanë qenë kështu. Unë mendoj se thelbi është në atë që janë të dy protagonistë dhe personazhe shumë të ndryshëm. Deri në atë pikë, sa kokëfortësia, nuk i lejon as të ulin protagonizmin personal dhe të kuptojnë se aty nuk janë si individë, por si përfaqësues të dy pjesëve të një kombi”, ka thënë Fevziu në një intervistë për portalin “Demokracia”.

Me ardhje në pushtet të Albin Kurtit raportet me Edi Ramen kanë qenë problematike.
Raportet e tyre janë përkeqësuar nga muaj maj i këtij viti. Kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur dërgimi e kryetarëve të veriut në objektet komunale, Shqipëria ishte pozicionuar në anën BE-së dhe SHBA-së, të cilat e kritikuan Kosovën për një veprim të tillë. Për këtë arsyeje, Rama kishe vendosur të anulonte mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila ishte paraparë të mbahen më 14 qershor.

Sipas Ramës, Kurti kishte refuzuar një takim paraprak.

Më pas, Rama kishte vizituar Kosovën, ku kishte planifikuar një takim me kryeministrin Kurti. Ky i fundit, kishte refuzuar ta pret në takim kryeministrin shqiptar. Gjatë gjithë kësaj kohe, Rama ka adresuar kritika të ashpra për qasjen e kryeministri Kurti në dialog me Serbinë.

Një gjë të tillë e beri edhe në seancën e djeshme të Kuvendit të Shqipëri, ku u miratuar një rezolutë që dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Ne nuk bëmë gjest konsumi elektoral siç janë prej kohësh një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë lidhur me dialogun, përfshirë edhe ndaj qeverisë tonë përmes zërave të dytë e të tretë. Pozicioni i dobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe Amerikës, dhe vet-viktimizimi i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës në dialog, e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana e jonë të cilën e kemi vazhudar në çdo instancë e rrethanë të mundshme”, ka thënë Rama.

Madje, ai ka thënë se për këtë çështje ka qenë në kontakt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Së bashku me presidenten e Kosovës kemi folur për nevojën e një qëndrimi adekuat të BE-së për këtë përshkallëzim. Beogradi zyrtar mban përgjegjësi të madhe sa nuk e dënoi agresionin, por e mbuloi me flamurin e zisë. Përderisa nuk shpalli thirrjen për të hapur hetim së bashku me të gjitha forcat e përfshira në normalizim”, është shprehur Rama.

Pas anulimit të mbledhjes se përbashkët të të dy qeverive, Rama dhe Kurti janë takuar vetëm një herë. Kjo ka ndodhur në muajin gusht në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni. Në një video të postuar nga ai takim, Rama dhe Kurti shihen duke biseduar shkurt njeri me tjetrin.

Takimi i ardhshëm pritet të jetë të hënën, më 16 tetor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë.

Në këtë samit, përveç kryeministrave të vendeve të rajonit, do ta marrin pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lajme të ngjashme