Parulla e protestës: Mjeshtër i “Zajednicës” zajedniçar
Aktivistët e PSD-së kanë filluar t`i publikojnë disa nga pankartat që do t`i mbanë nesër gjatë protestës kundër Asociacionit.
Aktivisti i kësaj partie, Zgjim Hyseni, ka postuar një parullë në të cilën shkruan: "Mjeshtër i 'Zajednicës' zajedniçar".
Aktivisti i kësaj partie, Zgjim Hyseni, ka postuar një parullë në të cilën shkruan: “Mjeshtër i ‘Zajednicës’ zajedniçar”.
Kurse, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se nesër më 25 mars, kjo parti organizon protest kundër marrëveshjes së dakorduar në Bruksel e Ohër.
Molliqaj ka ftuar qytetarët që të dalin sa më masivisht në këtë protestë, ku ka njoftuar se do të kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Kurti.
Sipas tij, ai nuk ka legjitimitet që të arrijë marrëeshje të tillë me Serbinë.