Partia Socialiste fiton në Elbasan, Llatja: Nuk e kishim vënë asnjëherë në dyshim fitoren - NACIONALE

Partia Socialiste fiton në Elbasan, Llatja: Nuk e kishim vënë asnjëherë në dyshim fitoren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas fitores në Vorë dhe në Kamzë, Partia Socialiste ka fituar edhe në Elbasan, ku kandidati i kësaj Gledian Llatja ka marrë edhe një mandat të dytë.

Llatja në një proncim për ABC News ka thënë se Partia Socialiste ishte e sigurt për fitoren e zgjedhjeve në këtë komunë.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk e kishin vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

“Nuk e kishim vënë asnjëherë në dyshim fitoren, absolutisht jo. Ishim shumë të sigurt për fitoren, ishim shumë të bindur për rezultatin. Ishte pak e paqartë pjesa e votimi ose trendi se si po shkonte votimi, por gjithçka ishte e qartë tek pjesa e fitores sonë. Si gjithmonë, dita e votimit ka pasur probleme. Në zgjedhjet e mëparshme kanë qenë problemet e tamponave të vulave. Gjatë gjithë kohës ka pasur problematika logjistika për pjesën e zgjedhjeve. Normalisht, duhej një suport më i mirë, por në fund të ditës nuk u cënua rezultati, ishte gjithçkaka e pranueshme dhe zgjedhësit e kuptuan këtë problematikë. Gjatë ditë pati problematika, pati presion nga rivali im por edhe nga Flamur Noka. Nuk pranohet të kërcënosh operatorët.” - theksoi ai.

Lajme të ngjashme