Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partia Socialiste fiton në Vorë e Kamzë - NACIONALE

Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partia Socialiste fiton në Vorë e Kamzë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialiste tashmë ka siguruar dy bashki. Atë të Vorës e Kamzës.

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ka fituar me një diferencë të thellë votash Bashkinë e Vorës, deri më tani, raporton TopChannel.

Teksa votimi dhe numërimi u bë në mënyrë elektronike, rezultatet kanë dalë në bazë të qendrave të votimit ku ka përfunduar numërimi.

Deri më tani janë numëruar votat në 36 qendra votimi, nga 44 që janë në total. Përqindja paraprake përfaqëson një numër votuesish prej 8125.

Rakip Suli kryeson në Kamëz me 60% të votave në qendrat e votimit ku është shpallur rezultati. raportonTopchannel.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha ka marrë 35.11% , ndërsa Bilbil Bajraktari i PD-së 4.2%. Rezultati është shpallur nga numërimi i 111 Qendra Votimi nga 133 qendra në total në Kamëz

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në të gjithë bashkinë e Kamzës ishte 41.88%.

Lajme të ngjashme