Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat ato minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
Njoftimit i plotë:
Parashikimi i Motit për vikend (18 & 19 shkurt 2023)!
Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit që nga java e dytë e muajit. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm. Temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperendimi.
