Parashikimi i motit për javën
Mot të ndryshueshëm gjatë javës parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Moti për pesë ditët e javës së ardhshme:
E hënë: Moti me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 14 – 18°C; temperaturat maksimale: 25-27; era: e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.
E martë: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Temperaturat minimale: 12 – 15°C; temperaturat maksimale: 25-30°C; era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.
E
mërkurë: Moti
me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor,
temperaturat minimale: 10– 13°C;
Temperaturat maksimale:
29-32°C; era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.
E enjte: Moti kryesisht me diell, temperaturat minimale: 11– 15°C; temperaturat maksimale: 29-33°C; era: nga verilindja, 1–4 m/s.
E premte: Moti do të jetë me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat në pjesën e dytë parashihen të dendesohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 13-17°C; temperaturat maksimale: 29-33C; era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga veriperëndimi