Parashikimi i gabuar i kryetarit të KQZ-së: Fletëvotimet me postë do të shkojnë diku kah 7 janari… - NACIONALE

Parashikimi i gabuar i kryetarit të KQZ-së: Fletëvotimet me postë do të shkojnë diku kah 7 janari…

1 javë më parë

nga NACIONALE

Performanca e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në menaxhimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk ishte ajo e duhura. Kjo pasi për disa operacione zgjedhore ai kishte shprehur hezitime dhe paralajmërime për dështim.

Mes qëndrimeve të tij, shpeshherë në mbështetje të hapur për partinë në pushtet, Radoniqi nuk ka arritur që të vlerësojë me saktësi situatat “problematike” të paraqitura në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e KQZ-së të 25 nëntorit kur ishte vendosur për miratimin e planit të buxhetit, Radoniqi nuk kishte mbështetur amandamentimin e këtij buxheti sipas propozimit të përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që votuesve të regjistruar jashtë Kosovës për të votuar me anë të postës, KQZ-ja t’ua dërgojë pakon me fletëvotim.

Radoniqi kishte dalë kundër që KQZ-ja të planifikonte buxhet për dërgimin e fletëvotimeve në adresë të votuesve, ashtu siç ishte vepruar nga KQZ në zgjedhjet lokale.

Madje, ai kishte parashikuar me siguri të madhe që “ky operacion ka me dështuar”.

“Jemi të sigurt në bazë të përgjigjes nga Posta e Kosovës dhe DHL që ky operacion ka me dështuar. Kemi raportimin se kjo nuk mundet me u përfunduar. Janë në pyetje 3 milionë e 722 mijë euro që janë të parapara që të dështojnë. Unë nuk jam i interesuar t’i djeg tre milionë euro... Çështja është se dy institucione që e transmetojnë postën na kanë deklaruar me shkrim zyrtarisht se dërgesat nuk shkojnë ose shkojnë diku kah 7 janar. Me këtë njohuri tash ne dhe me insistua me harxhua të gjitha ato para është absurde. Janë para që mund të harxhohen pa asnjë shërbim”, kishte deklaruar Radoniqi.

Ndaj pretendimeve të Radoniqit kishte reaguar anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani.

Ai kishte thënë se pretendimet e të parit të KQZ-së ishin vetëm hamendësime.

Mes asaj që po thoni ju dhe çka thuan në raport është se atje shkruan se është e vështirë me u kontraktua. Së paku ka hamendësime dhe nuk është e konstatuar, pasi ti nuk je nënshtruar një procesi të tillë. E dyta, ti po thua që nuk e nënshkruaj, ose është ajo që po thotë raporti ose ajo që po themi këtu në mbledhje. Nëse raporti thotë se është e vështirë me u kontraktua, ky duhet me qenë konstatimi dhe jo ‘nuk e nënshkruaj’ pasi kërkesa ka me pas për me realizua këtë aktivitet”, kishte thënë Elshani.

Pavarësisht këtij paralajmërimit të Radoniqit, KQZ ka arritur që me sukses të dërgojë fletëvotimet tek 58 mijë votuesit.

Kontrata e nënshkruar nga KQZ kap vlerën e 1.7 milionë eurove, apo përgjysmë më pak se planifikimi.

Kundër dërgimit të fletëvotimeve në adresë të votuesve ishte deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, përmes anëtarit të saj në KQZ, Alban Krasniqi.

Për shkak të veprimeve tuaja mërgatës ju ia mohoni formën e votimit përmes postës. Secili le t’i marrë përgjegjësitë e veta por edhe sekretariati le t’i shikojë mirë, se raporti që e kanë sjellë tregon qartë se nuk mundësohet një votim i tillë. Nëse ka njerëz këtu që votuan për një buxhet që në bazë të raportit thuhet se është abuzim me atë buxhet të çfarëdo operacioni që bëhet pasi nuk e mbërrin qëllimin, dini se jeni duke marrë veprime korruptive përveç veprime që pamundësojnë kryerjen e një të drejte kushtetuese”, kishte thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme