Parandalohet kontrabanda me cigare në vlerë prej 300 mijë eurove - NACIONALE

Parandalohet kontrabanda me cigare në vlerë prej 300 mijë eurove

2 javë më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një kontrabanë me cigare në Han të Elezit.

Në njoftimin e Doganës theksohet se vlera totale e tentim propaandës ka qenë 300 mijë euro.

“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.” – thuhet në njoftimin e Doganës.

Lajme të ngjashme