Paralajmërohet fillimi i ndërtimit të spitalit rajonal të Prishtinës
Kryeqyteti së shpejti pritet të bëhet me spital të vetin.
Të pakten kështu po paralajmërojnë nga komuna e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë për Radio Kosovën se mjetet tashmë janë ndarë dhe të fillojë edhe ndërtimi i spitalit.
“Me ardhjen e qeverisë së re të kryetarit Përparim Rama, prioritet ka qenë ndërtimi i spitalit të Prishtinës i cili ka qenë institucion i propozuar në çdo fushatë prej vitit 2000, dhe ne, realisht, vitin e kaluar kemi ndarë një pronë. Dhe tash jemi në fazën e dytë në bërjen e planit në detaje të spitalit. Komuna e Prishtinës ka ndarë edhe buxhet prej 1 milion e 300 mijë eurosh dhe mendoj që këtë vit do të fillojë ndërtimi i spitalit të qytetit”, tha Sadiku.