Paralajmërohet edhe bashkëpunim ushtarak mes Serbisë dhe Togos, Vuçeviqi falënderon ministrin togolez - NACIONALE

Paralajmërohet edhe bashkëpunim ushtarak mes Serbisë dhe Togos, Vuçeviqi falënderon ministrin togolez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka takuar sot ministrin e jashtëm togolez Robert Dussey, të cilin e ka falenderuar për temën e mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Ministri Dussey tha që Togoja e konsideronte Serbinë si partner të rëndësishëm dhe se është e vendosur për zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ministrat ranë dakord edhe që në të ardhmen të nënshkruanin një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Kujtojmë se fjalët e shefit togolez të punëve të jashtme para disa dite shkaktuan debat të madh në Kosovë. Ai kishte thënë se tërheqja e njohjes për Kosovën ishte përfundimtare.

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla ndërkohë kishte thënë që çnjohja kishte ndodhur në vitin 2019, duke nxitur më pas kritika edhe për këto fjalë. Sipas kritikëve, ajo është dashur të punojë që kjo njohje të mos ishte përfundimtare.

Togoja e kishte njohur Kosovën në vitin 2014.

Lajme të ngjashme