Paralajmërimi i Tahirit për pushtetin: Së shpejti iu përcjellim, disa në shtëpi disa në burgje
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër pas videos propaganduese që u publikua në rrjete sociale nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim në facebook, Tahiri ka thënë se pushteti ka hyrë në panik. Ai ka paraljmëruar se “shumë shpejt do t’i përcjellin” zyrtarët e pushtetit.
Madje, tha se disa do t’i përcjellin në shtëpi e disa në burgje.
Postimi:
Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t'ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje.