Paralajmërimet nga Serbia, Maqedonci: Çdo kërcënim merret seriozisht - NACIONALE

Paralajmërimet nga Serbia, Maqedonci: Çdo kërcënim merret seriozisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka folur rreth kërcënimeve nga Serbia.

Tëvë 1, Maqedonci tha se Kosova i merr seriozisht çdo kërcënim që vjen në drejtim të shtetit kosovar.

Tutje, ai ka thënë që institucionet po e mirëmbajnë vigjilencën.

“Çdo kërcënim që vjen në drejtim të Republikës së Kosovës, nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit merret me seriozitet. Na bëjnë që të ngrisim dhe rrisim dhe të mirëmbajmë vigjilencën të gjitha institucionet por assesi nuk na frikëson, për shkak që ne jemi në vendin tonë, institucionet tona janë duke kryer detyrat sipas Kushtetutës, sipas ligjeve përkatëse, janë duke zbatuar misionet e tyre”, tha ministri Maqedonci.

Lajme të ngjashme