Paraburgim për serbin që dyshohet se plagosi Kapitenin e Policisë së Kosovës: Vuçiq shpërthen ndaj ambasadorit amerikan - NACIONALE

Paraburgim për serbin që dyshohet se plagosi Kapitenin e Policisë së Kosovës: Vuçiq shpërthen ndaj ambasadorit amerikan

2 javë më parë

nga Arbër Ramadani

Policia e Kosovës të shtunën konfirmoi arrestimin e një serbi në Bërnjak, me akuzat për një sërë veprash penale të kryera gjatë vitit 2021.

Personi i arrestuar është identifikuar si një mashkull kosovar me inicialet S.S., me vendbanim në Zveçan të Kosovës. E emrin e tij të plotë e zbuloi Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, i cili kërcënoi se do t’i arrestoj shqiptarët që shkelin rendin kushtetues të Serbisë, duke mos lënë gjë pa thënë për ambasadorin amerikan në Kosovë.

Çka ndodhi?

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, S.S. e që më vonë u mësua se bëhet fjalë për Sreçko Sofronijeviq është i dyshuar për veprat penale: 'vrasje e rëndë në tentativë', 'sulm ndaj personit zyrtar', 'mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës', 'thirrje për rezistencë, pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, asgjësim apo dëmtim i pronës' etj.

Policia e Kosovës u sigurua të konfirmoj se nuk bëhet fjalë për një protestues paqësor, por për një të dyshuar i cili ishte në kërkim.

E të dielën Gjykata mori vendim për t’a paraburgosur për një muaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, caktoi masën prej 30 ditësh të pandehurit.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri S.S me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, për shkak të peshës së veprave penale për të cilat ngarkohet, e këtë duke marrë për bazë faktin se i njëjti ishte arratisur prej kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale, po ashtu mund të fshihet apo të largohet lehtë nga Republika e Kosovës pasi i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Qysh u nxeh Vuçiq?

Pas arrestimit të, Sreçko Sofronijeviq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërthyer në terma të rëndë ndaj shtetit të Kosovës dhe njësive speciale policore të vendit duke i quajtur edhe “terroristë” teksa ka shtuar se kush e shkel “rendin kushtetues të Serbisë” do të përndiqet dhe arrestohet në të njëjtën mënyrë.

Dje, autoritetet e Prishtinës arrestuan jashtëzakonisht trimin Sreçko Sofronijeviq, i cili tashmë ishte plagosur në vitin 2022 shqiptarë dhe them terroristë shqiptarë, sepse policët shqiptarë nuk kishin të drejtë të ishin në veri të Kosovës. Sipas Rezolutës së OKB-së dhe Dokumenti i Brukselit, aty mund të ishin vetëm oficerët e policisë rajonale, të cilët ishin”, tha Vuçiq

Këto komente Vuçiq i bëri në dritën e arrestimit të djeshëm të një serbi nga ana e Policisë së Kosovës i cili dyshohet për “rrezikim të rendit kushtetues” të Republikës së Kosovës; për çka Vuçiq paralajmëroi se edhe Serbia “do të ndjek, arrestojë dhe përndjekë këdo që shkel rendin kushtetues të Serbisë”.

“Sreçko është hero serb dhe u arrestua nga bandidët e Prishtinës. Arrestimi i tij u bë nga banditë në mbështetje të BE-së dhe ShBA-së. Krejt ata që ulen më poshtë, prej EULEX-it te ambasadori amerikan, vetëm se shërbejnë për të mbuluar vendimet kriminale të Kurtit”, ka thënë ai.

Meqë i referohen rendit kushtetues dhe sovranitetit të Serbisë, ne nuk mund ta shkelim atë në asnjë mënyrë. Të gjithë shqiptarët do të mbajnë përgjegjësi për të arrestuar se i dolën përballë dikujt, prapë i pushkatoni dhe i futni në burg, pa reagimin tonë. Ata nuk do ta shikojnë më atë film”, tha Vuçiq

Qysh kishte ndodh rasti?

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, i dyshuari, kishte shtënë në drejtim të Policisë. Madje jo vetëm me plumba, por edhe me granata.

Me të arritur në fshatin Rudarë, komuna e Zveçanit, kishin hasur në një barrikadë dhe në një grup të personave ku bënte pjesë edhe i pandehuri S.S. Ky grup i personave ishin të armatosur dhe i kishin dalë në pritë zyrtarëve policor, ashtu që në momentin që e kanë parë policinë në vendin e incidentit, kishin filluar të shtinë me armë automatike dhe granata dore në drejtim të policisë dhe si rezultat i këtij sulmi, nga pjesët e granatës së dorës ishte plagosur zyrtari policor -Kapiten B.A

Krejt kjo, pasi Policia kishte shkuar për ta ekzekutuar një urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kontroll të disa lokacioneve në lidhje me veprën penale të kontrabandimit të mallrave, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të Doganës, kishin shkuar në Zveçan për kontrollimin e objekteve të caktuara dhe pas përfundimit të kontrollit njësitë policore kanë qenë duke lëvizur me mjete të blinduara nga Zveçani në drejtim të Mitrovicës.

Lajme të ngjashme