Para diskutimit për Asociacionin, ambasadori Hovenier i shkon në zyrë presidentes Osmani - NACIONALE

Para diskutimit për Asociacionin, ambasadori Hovenier i shkon në zyrë presidentes Osmani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ndërkohë që ka filluar takimi joformal i thirrur nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ku fokus i diskutimit pritet të jetë çështja e Asociacionit, ambasadori amerikan ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani – takim ky i mbajtur në zyrën e Osmanit.

Në njoftimin e presidencës, thuhet se në këtë takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, - thuhet në njoftim.

Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

Lajme të ngjashme