"Pamundëson fotografimin e votës", Elezi tregon arsyen e ripozicionimit të kabinave të votimit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se qëllimi i ndryshimit të pozicioneve të kabinave ka ardhur si rekomandin në vitin e kaluar gjatë kohës së simulimit të procesit zgjedhor dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve "ka vendosur që të marrë parasysh këtë rekomandim dhe ta praktikojë në proceset vijuese".
Sipas tij, kjo do të "pamundësojë fotografimin e votës nga votuesi dhe gjithashtu nuk cenon fshehtësinë e votës".
“KQZ pas proceseve zgjedhore analizon të gjitha aspektet dhe bën përpjekje për përmirësimin e tyre në proceset e ardhshme. Në këtë drejtim është edhe ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit që ka ardhur si rekomandim në vitin e kaluar, 2023, gjatë kohës së simulimit të procesit zgjedhor. KQZ ka vendosur që të marrë parasysh këtë rekomandim dhe ta praktikojë në proceset vijuese. Gjatë analizimit, KQZ ka vlerësuar se kjo mënyrë do të pamundësojë fotografimin e votës nga votuesi dhe gjithashtu nuk cenon fshehtësinë e votës”, ka thënë Elezi, raporton Klan Kosova.