Pamje: Turpërohet Izraeli, diplomatja e lartë nxirret jashtë samitit të Unionit Afrikan - NACIONALE

Pamje: Turpërohet Izraeli, diplomatja e lartë nxirret jashtë samitit të Unionit Afrikan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një diplomate e lartë izraelite u nxor të shtunën nga salla e një samiti vjetor të Unionit Afrikan në Etiopi, kur një mosmarrëveshje për akreditimin e Izraelit po eskalon.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, personeli i sigurisë i Unionit Afrikan shihet duke u ballafaquar me diplomaten gjatë ceremonisë hapëse të samitit, para se ajo të largohej nga salla, raporton agjencia “Reuters”.

“Izraeli e shikon ashpër incidentin në të cilin zëvendësdrejtoresha për Afrikën, ambasadorja Sharon Bar-Li, u largua nga salla e Unionit Afrikan pavarësisht nga statusi i saj si vëzhguese e akredituar me simbol për hyrje”- tha në një reagim Ministria e Jashtme e Izraelit.

Ebba Kalondo, zëdhënëse e shefit të komisionit të Unionit Afrikan, tha se diplomatja është larguar, për shkak se nuk ishte ambasadorja e akredituar si duhet e Izraelit në Etiopi.

Megjithatë, Izraeli ua hodhi fajin për këtë incident Afrikës së Jugut dhe Algjerisë, dy shtete kyçe në bllokun me 55 vende, duke thënë se ato po e mbajnë peng Unionin Afrikan dhe se drejtohen nga urrejtja.

“Ne u bëjmë thirrje shteteve të Afrikës që të qëndrojnë kundër këtyre veprimeve që e dëmtojnë vetë organizatën e Unionit Afrikan dhe tërë kontinentin”- tha Ministria e Jashtme e Izraelit.

Lajme të ngjashme