Pamje të rënda: Momenti kur aksidentohen autobusi e kamioni në Vragoli
Një autobus nga Presheva ishte duke u kthyer nga ekskursioni me disa nxënës është aksidentuar në fshatin Vragoli në rrugën Prishtinë – Pejë me një kamion.
Portali Indkesonline ka publikuar pamje nga momenti kur ka ndodhur ky aksident.
Rreth aksidentit kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se rreth 30 persona janë lënduar.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t'u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.” – ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.
Për Gazetën Nacionale ka folur edhe pronari i autobusit “Graniti trans”, Durim Hyseni, i cili ka njoftuar se në autobus kanë qenë disa nxënës.
“Po, autobusi është i joni. Jemi nga Presheva. Në autobusë kanë qenë disa nxënës duke u kthyer nga ekskursioni.” – ka bërë të ditur Hyseni.
