Pamje të reja: KFOR-i me shumë ushtarë mbi Urën e Ibrit
Tashmë KFOR-i është vendosur me goxha ushtarë mbi Urën e Ibrit. Krahas ushtarëve, në Urën e Ibrit janë stacionuar edhe disa autoblinda e vetura të tjera të KFOR-it.
Në një video të Demokracisë, shihen pamje të reja nga gjendja aktuale mbi Urën e Ibrit.
Sjellim ndër mend që kjo lëvizje e KFOR-it erdhi pas një aksioni të Policisë së Kosovës në veri, ku u mbyllën disa objekte të strukturave parlale të Serbisë.
ShBA-ja, BE-ja, Gjermania e Britania e Madhe kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për këtë aksion në veri.