Pamje: Tanket “Leopard” nga Polonia i dorëzohen Ukrainës - NACIONALE

Pamje: Tanket “Leopard” nga Polonia i dorëzohen Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tanket e ushtrisë polake e të prodhimit gjerman, “Leopard”, kanë arritur nga Polonia në Ukrainë.

Gazetari i “Zërit të Ri të Ukrainës”, Euan MacDonald, ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet dorëzimi formal i mjeteve të rënda të luftës.

Në pamje shihen kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, dhe homologu i tij ukrainas, Denys Shmyhal, në një vend të paspecifikuar.

Kryeministri polak konfirmoi të premten se katër tanke “Leopard” i janë dorëzuar Ukrainës.

Duke qëndruar pranë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Kiev, kryeministri polak tha: “Polonia dhe Evropa qëndrojnë në anën tuaj. Ne përfundimisht nuk do t’ju braktisim, ne do ta përkrahim Ukrainën deri në fitoren e plotë ndaj Rusisë.”

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksi Reznikov, është tallur, pasi ka dalë nga një tank i dhuruar. "Më falni, nga është rruga për në Moskë"- tha ai.

Lajme të ngjashme