Pamje: Njësitet Speciale vendosen në nënstacionet në veri
Njësitet e Policisë së Kosovës po vendosen në nënstacionet policore në veri.
Nga pamjet që i ka publikuar Kallxo.com shihet se ekipet po udhëtojnë drejt nënstacioneve në Zubin Potok, Jasenovik e Koshtovë.
Ekipet speciale janë vendosur në këto zona për shkak të rritjes së tensioneve pas qindra dorëheqjeve që janë ofruar javët e kaluara nga zyrtarët serbë të cilët jetojnë në veri të Kosovës.
Në anën tjetër, bisedimet po vazhdojnë në Bruksel për ta gjetur një zgjidhje që i shmang tensionet.