Pamje: Nis takimi i Kurtit me Chollet - NACIONALE

Pamje: Nis takimi i Kurtit me Chollet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar takimi i kryeministrit Albin Kurti me nënsekretarin amerikan, Derek Chollet.

Fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli ka siguruar pamje nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ku edhe po mbahet takimi.

Paraprakisht, Chollet i shkoi në zyrë edhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Nuk dihet, nëse pas takimit me Kurtin, do të ketë konferencë për media.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Chollet pritet të takohet edhe me liderët e opozitës.

Lajme të ngjashme