Pamje nga momenti i sulmit ndaj gazetarit Valon Syla - NACIONALE

Pamje nga momenti i sulmit ndaj gazetarit Valon Syla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga tre persona në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Sulmuesit e ndoqën Syllën derisa u largua nga godina e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, më pas e ndoqën me makinë dhe tre persona e sulmuan para shkallëve të një lokali Sunshine Coast.

Pamjet e siguruara nga Gazeta Express:


E përditësuar:

Arrestohen sulmuesit e gazetarit Valon Syla

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Lajmin e dha vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shkroi se të dëshuarit tashmë janë arrestuar.

"Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit." - shkroi Sveçla.

Flutra Kusarit, juriste e njohur, tre të dyshuarit për sulm, të cilët u identifikuan nga Policia e Kosovës, tashmë janë arrestuar. Sipas Kusarit, prokurori duhet t’i akuzojë të njëjtit për lëndim të rëndë trupor.

“Qenken arrestu personat qe dyshohen qe e kane sulmu gazetarin Valon Syla. Prokurori duhet me i akuzu per lendim te rende trupor e jo lendim te lehte trupor dhe gjykata duhet me iu shqiptu denim maksimal.” – shkroi zonja Kusari.

Lajme të ngjashme