PAMJE: Kurti bojkotohet nga gazetarët - NACIONALE

PAMJE: Kurti bojkotohet nga gazetarët

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në largim, Albin Kurti është bojkotuar nga gazetarët, të cilët refuzuan t’i bëjnë pyetje kësaj radhe derisa po dilte nga objekti i Kuvendi të Kosovës.

Gazetarët e Nacionales në terren kanë dërguar pamje nga ky moment.

Gazetarët e Nacionales në terren i janë bashkuar këtij bojkoti, derisa kanë dërguar pamje nga ky moment.

Edhe në seancën e sotme, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.

“VV-ja e propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, Albulena Haxhiun. Iu lus ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë” - tha Konjufca në seancë.

Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Kështu, seanca pritet të vazhdojë sërish të premten.

Lajme të ngjashme