PAMJE: Kurti arrin në sallë - NACIONALE

PAMJE: Kurti arrin në sallë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në sallë, ku për pak pritet të fillojë seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti është parë i shoqëruar nga disa deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë Glauk Konjufcën.

Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhje të 9 shkurtit shkon në këtë seancë pa treguar nëse i ka votat për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re.

Madje, VV-ja ende nuk ka propozuar as kandidatin për kryeparlamentar, i cili i takon me Kushtetutë të Kosovës.

Një ditë para seancës, PDK, LDK e AAK kanë lenë të kuptohet se nuk do të votojnë kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.

Nisma e Fatmir Limajt, që është përfolur për mundësinë e bashkëpunimin me VV-së, ka bërë me dije se nuk ka asnjë marrëveshje me partinë e Albin Kurtit.

Lajme të ngjashme