PAMJE: Kontingjenti i FSK-së i nisur për në Turqi merr duartrokitje nga vullnetarët turq - NACIONALE

PAMJE: Kontingjenti i FSK-së i nisur për në Turqi merr duartrokitje nga vullnetarët turq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Me të arritur në Turqi, ekipi i Kosovës është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq, kështu shihet në pamjet e publikuara nga Fondacioni SETA në Washington.

Ndryshe tërmete të fuqishme kanë goditur dje Turqinë dhe Sirinë. Mbi 4 mijë e 800 viktima janë shkaktuar si pasojë e këtyre tërmeteve.

Lajme të ngjashme