Palokaj thotë se ishte naivitet të mendohet se me një letër mund të ndërrohet qëndrimi i vendeve të KiE-së
Korrespodent i “KOHËS: në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se pritje e Qeverisë për t`u anëtarësuar në Këshill të Evropës ishin jo reale.
Ai ka bërë me dije se ishte naivitet i të mendohej se me një letër të MPJD-së në ditën e fundit të ndryshohet mendimi i disa vendeve anëtare të KiE-së.
Në një intervistë për emisionin “Interaktiv”, ai ka bërë me dije se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e kësaj organizate pa e plotësuar kushtin e vendosur nga Franca, Gjermania dhe Italia, që është dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.
“Ekzistonin dy mundësi ose ta dërgojë e të jetë në rend dite, ose të mos e dërgojë e të mos jetë. Opsioni më radikal ishte të jetë në rend dite e të mos kishte vota”, ka thënë ai.