Palokaj: Liberalizimi i vizave kurrë nuk ka qenë më afër - NACIONALE

Palokaj: Liberalizimi i vizave kurrë nuk ka qenë më afër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reporteri nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka thënë se është e rëndësishme se asnjë shtet i Bashkimit Evropian nuk e ka kundërshtuar liberalizimin e vizave.

Sipas Palokaj, Franca e mbështet liberalizimin, mirëpo ka propozuar që liberalizimi të lidhët më sistemin ETIAS. Pasi që liberalizimi nuk ka qenë kurrë më afër por pa funksionalizimin e këtij sistemi, liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë.

"Ky ishte takimi i parë ku vendet anëtare paraqiten vendimet e tyre. Tash po vazhdojnë konsultimet në vendet anëtare. Do të ketë edhe një takim tjetër më 9 nëntor me të njëjtin grup punues. Këtu do të ketë një përpjekje për të parë a do të lëvizet në një hap tjetër. Kemi të bëjmë me një sfidë apo test. As më datën 9 nëntor nuk do të vendoset diçka. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të ketë interesim për takimin e një grupi punues prandaj edhe presidenca çeke doli me njoftim. Në kushte të zakonshme nuk do të kishte. Përkundër gjithë zhgënjimit që është krijuar momentalisht, procesi i liberalizimit të vizave kurrë nuk ka qenë më afër. Ky është fillimi i fundit të procesit,” - ka thënë Palokaj në KTV.

Palokaj tha se ETIAS-i është një sistem që në kompjuter mund të regjistrohen të dhënat dhe paralajmërohet që pa viza do të udhëtoni në vendet evropiane. Ky sistem pritet të funksionalizohet në fund të vitit 2023.

Lajme të ngjashme