Propozimi befasues i Pal Lekajt: Paga minimale, 400 euro
Deputeti nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet në vlerë prej 400 euro.
“Kur jemi te paga minimale, sërish këtu Qeveria është neglizhente dhe nuk ka filluar që ta procedojë në Kuvend, që është e domosdoshme paga minimale dhe kemi thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet 400 euro”, tha Lekaj.
Lekaj për KosovaPress, ka thënë se në pagën minimale nuk duhet lënë anash edhe veteranët.
“Në asnjë mënyrë kjo kategori (veteranët) që ka dhënë çdogjë nga vetja dhe e ka ndërtuar shtetin e Kosovës, nuk duhet lënë anash”, ka deklaruar Lekaj për Kosovapress.