Pahor po përgatit planin për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi: Do ta diskutojë fillimisht me BE-në - NACIONALE

Pahor po përgatit planin për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi: Do ta diskutojë fillimisht me BE-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor i cili tashmë e ka shfaqur interesimin e tij për ta marrë në dorë ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi nga gushti, është duke përgatitur një draft për vazhdimin e këtij procesit.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, thuhet se Pahor nuk do t’u përgjigjet aktualist pyetjeve apo kërkesave për intervistë që po merr në lidhje me këtë çështje.

“Sa u përket pyetjeve që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për përfaqësues në dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po u përgjigjet pyetjeve apo kërkesave për intervistë deri në një njoftim tjetër.” – thuhet aty.

Tutje, përmendet se Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut, por të njëjtin do ta diskutojë fillimisht me kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesinë e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht shtetet e QUINT-it.” – shkruan mes tjerash.

Ndryshe, për këtë plan Pahor ka folur edhe parap ak ditësh, ku është shprehur:

“Nuk mund ta them këtë, deri të fillojë procesi. Unë kam vendosur të hyj në këtë proces dhe nëse, e pranojnë këtë vendim, atëherë do t’i them të gjitha referencat e mija, do ta jap planin tim.”

Vlen të theksohet se përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell e ka nominuar Lajçakun për ambasador të BE-së në Zvicër. Atij, mandate si emisar i përfundon në gusht të këtij viti.



Lajme të ngjashme