“Pagat e majme”, Bosch: Gjyqtarët e Speciales duan të zvarrisin procesin në dëm të ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

“Pagat e majme”, Bosch: Gjyqtarët e Speciales duan të zvarrisin procesin në dëm të ish-krerëve të UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë qëllimshëm po e zvarrit procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për shkak të pagave të mira duket se gjyqtarët e kësaj gjykate po duan që procesin ta zvarrisin sa më shumë.

Duket se gjyqtarët duan të mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin?”, ka pyetur Bosch.

Dje ka përfunduar edhe konferenca e fundit statusore para nisjes së gjykimit në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Gjykimi pritet të fillojë më 3 prill, përderisa konferenca e djeshme statusore është shoqëruar me përplasje lidhur me kohëzgjatjen e gjykimit.

Lajme të ngjashme