Pacolli – Vuçiqit: Ju lutem mos provokoni, duhet të kemi bashkëjetesë, jo luftë - NACIONALE

Pacolli – Vuçiqit: Ju lutem mos provokoni, duhet të kemi bashkëjetesë, jo luftë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave propagandistike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se “shqiptarët po armatosen për gatishmëri ushtarake”.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, shkruan në llogarinë e tij në Twitter se shqiptarët kurrë nuk do të rrezikojnë kufijtë e askujt dhe “lutë” presidentin serb që t’i ndal provokimet.

Shqiptarët nuk do të rrezikojnë kurrë kufijtë apo popullin e Serbisë, siç thoni ju. Ju lutemi mos provokoni, lërini popujt tanë të bashkëjetojnë në paqe. Në këtë mijëvjeçar duhet të ketë përparim, bashkëjetesë dhe bashkëpunim, jo luftë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme