Pacolli për diasporën: Do të doja të ishin të mirëseardhur jo vetëm për kuletat e tyre - NACIONALE

Pacolli për diasporën: Do të doja të ishin të mirëseardhur jo vetëm për kuletat e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Behgjet Pacollit, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, ka shkruar një status, ku ka komentuar ardhjen e diasporës në vendin tonë.

Pacolli ka shkruar se nuk ka gjë më të bukur sesa të shohësh Kosovën këto ditë të mbushur me bashkatdhetarë.

Ai ka shkruar se do të dëshironte që “bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar” jo vetëm për kultetat e tyre por edhe për ndjenjan e dashurisë.

“Ndjenjen e të jetuarit në diasporë e dinë vetëm ata që e kanë bërë apo vazhdojnë ta bëjnë. Nuk është e lehtë dhe shumica e bëjnë nga nevoja. Por, nuk ka gjë më të bukur sesa ta shohësh Kosovën këto ditë të mbushur me bashkatdhetarë. Do të doja shumë që bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar e të mirëseardhur, jo vetëm për kuletat e tyre por edhe për ndjenjen e dashurisë. Ju uroj të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj që të keni një qëndrim të mrekullueshëm. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe dashuria jonë e madhe!” – shkruan Pacolli.

Lajme të ngjashme